Shefi i deputetëve të Vetëvendosje në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës ka thënë se kjo pari kundërshton votimin në pako në Kosovës të Ligjit për formimin Ushtrisë, Demarkacionin dhe për Asociacionin e Komunave serbe të Kosovës, transmeton TV ARTA.
Konjufca ka shtuar se Ligji për Ushtrinë është i dobët dhe Vetëvendosje do të t’i përgatisë 10 amendamente për të. Ai ka saktësuar se Vetëvendosje e përkrah themelimin e ushtrisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShefi parlamentar i Vetëvendosjes Konjufca ka thënë se “kryetari i kuvendit është nëpër fshatra, duke bërë fushatë” dhe nuk e ka kryesuar mbledhjen.
Sipas Konjufcës, Veseli po sillet si kryeministër i Kosovës.
Në këtë situatë, sipas tij, vetëm zgjedhjet janë zgjidhje.
Konjufca ka përfunduar se Demarkacionin do të kundërshtohet në çdo mënyrë .