Dy aeroplanë bombardues të Serbisë, më 27 mars 1999, morën në shënjestër selinë e Agjencisë së Lajmeve KosovaPress dhe radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë.
Si pasojë e këtij sulmi qe vrarë, Elbasan Jakup Berisha, 16-vjeçar ndërkohë që kanë marrë plagë dy prindërit e Elbasanit dhe gjashtë anëtarë të kësaj familjeje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë ditë më parë po ata aeroplanë kishin goditur ish-selinë e zëdhënësit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Jakup Krasniqi në Kleçkë, transmeton kp.
Dy aeroplanë jugosllavë të tipit Mig 21, në orën 8:20, kanë marrë në shënjestër lagjen e fshatit Berishë, ku ndodhej selia e Radios dhe e Agjencisë, dy institucionet informative të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Aeroplanët kanë zbrazur nga katër arka bomba të tipit kasetë, në një hapësirë prej Shtëpisë së Osman Berishës, shtëpisë së Asllan Berishës e deri te shtëpia e Mehmet Berishës në një sipërfaqe rreth 300 metra. Nga shpërthimi i bombave është vrarë Elbasan Jakup Berisha, 16-vjeçar, ndërkohë që kanë marrë plagë dy prindërit e Elbasanit dhe gjashtë anëtarë të kësaj familjeje