Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Viti 2016 me më së paku gjykime për krime lufte

Sot është publikuar Raporti i Fondit për të Drejtën Humanitare për krime lufte dhe vepra penale te motivuara politikisht në Kosovë gjatë 2016, raporton KTV.

Viti 2016 konsiderohet si viti kur më se paku pati gjykime për krime lufte, ka thëne Anka Kurteshi Hajdari gjatë prezantimit te raportit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prej janarit 1999 deri në vitin 2000, 13 mijë persona, nga të cilët mbi 10 mijë civilë janë zhdukur. Shumica dërrmuese e viktimave ende nuk kanë parë drejtësi deri më tani, ka thënë Bekim Blakaj nga Fondi.

I kemi dhënë prioritet luftës kundër krimeve të luftës dhe deri në zhdukjen ose minimizimin e këtyre krimeve nuk duhet të jemi të qetë, ka thënë ministrja Dhurata Hoxha.

Mirëpo ambasadori britanik Ruari OConnell ka thënë se 'luftimi i këtyre krimeve nuk mund të jetë prioritet i institucioneve të Kosovës derisa ne Prokuroria Speciale ka vetëm dy prokurorë për krimet te luftës dhe ka gjyqtare te cilët nuk kane përvojë për gjykimeve e këtyre krimeve".

O Connell ka kërkuar nga KGJK dhe KPK qe te organizojnë trajnime se si të merren me këto raste.

"Nga 303 raste që i kemi pranuar për krime lufte, 84 janë në hetim me 335 persona të dyshuar. Ndërsa për 15 raste kanë pushuar hetimet. Duhet të theksoj se me pranimin e rasteve nga EULEX-i jemi ballafaquar me një situatë të rende", ka thënë Drita Hajdari duke shtuar se janë ngritur dy aktakuza për krime lufte.

{gallery}