Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, e ka mbyllur me enigmë fjalimin e tij në Konventën e Tetë të partisë të cilës i prinë.
Ka thënë se janë gati për një fillim të ri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jemi Partia Demokratike e Kosovës që fiton gjithmonë, për të fituar Kosova. Ne jemi gati për fillimin e ri. Ne jemi gati për fitore”, ka thënë Veseli në fund të fjalimit të tij, raporton Koha.net.
Në një fjalim të gjatë ai ka ripërsëritur shumë nga ato që i ka thënë një ditë më parë në ditën e punës së Konventës, duke thënë se Ushtria e Kosovës do të bëhet dhe miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ruhet.
Ka folur edhe për çrrënjosje të krimit e korrupsionit, derisa ka shprehur bindjen e krijuar nga turi i dëgjimit se qytetarët janë të zhgënjyer me atë çfarë flasin politikanët, e që sipas tij nuk përkon asgjë me hallet e tyre.
Zgjedhjet lokale mbahen në vjeshtë, ndërsa kohëve të fundit janë shtuar zërat që kjo qeveri mos të mund ta çojë deri në fund këtë mandat, duke bërë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.