Lideri i VMRO-DPMNE-së dhe ish-kryeministër i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, në profilin e tij zyrtar në Facebook, ka shkruar se një qeveri e cila zbaton Deklaratën e Tiranës nuk mund të jetë qeveri reformuese por anti-shtetërore.
“Fakti që edhe me mbështetjen e VMRO-së, LSDM-ja nuk tërhiqet nga Deklarata tregon se skenari është shumë serioz, ndërsa rreziku edhe më i madh. LSDM-ja është peng e platformës, ndërsa shteti është i kërcënuar dhe viktimë e Zaevit dhe disave nga udhëheqësia e LSDM-së, pasi kjo është mundësi për shpëtimin e karrierës së tyre dhe ikje nga rastet ku ata janë të dyshuar”, shkruan Gruevski në Facebook, transmeton Alsat-M.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo