Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës do ta paguajë servisimin e një pajisjeje aq sa kushton një e re, shkruan sot Koha Ditore.
Këtë obligohet ta bëjë pas vendimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), i cili ka urdhëruar këtë institucion të nënshkruajë tenderin për servisimin e koronarografit. Për këtë është në dijeni SHSKUK-ja e cila vetë e ka hapur tenderin e pas disa muajsh vetë e ka anuluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoServisimi i kësaj aparature QKUK-së do t’i kushtojë rreth 270 mijë euro, ndërsa aparatura e re kushton rreth 300 mijë euro. Koronarografi i vjetër është prodhim i vitit 2004 ndërkaq koronarografi i ri që kushton rreth 300 mijë euro, sipas zyrtarëve të QKUK-së, nuk është me i vjetër se dy vjet. SHSKUK-ja ka pasur ofertë që për të njëjtin çmim të servisimit të koronarografit të vjetër të pajisen me aparaturë të re, por këtë ofertë nuk e ka pranuar. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.