Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Edhe në Shqipëri KQZ-ja u kërkon partive raportet financiare t’i dorëzojnë brenda 31 marsit

​Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri i kërkoi sot partive politike që brenda datës 31 mars të dorëzojnë raportet financiare vjetore të vitit 2016.

Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj, deklaroi të shtunën se sipas ligjit, partitë politike dorëzojnë raportet financiare vjetore një herë në vit, pranë KQZ, dhe ato duhet të jenë sipas rregullave për raportimin e financimit, për monitorimin, mbikëqyrjen dhe auditimin financiar të partive politike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjithashtu, raportet duhet të përmbajnë informacion të hollësishëm për burimet e financimit, për shpenzimet, për subjektet e lidhura, drejtpërdrejtë ose tërthorazi, me partitë politike apo që kontrollohen prej tyre, etj.