Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prokurori kundërshton superekspertizën për vdekjen e Arbenita Spahiut

Superekspertiza e kryer nga ekspertë të mjekësisë ligjore në rastin e vdekjes së Arbenita Spahiut nga Gjilani, ka konkluduar se nuk ka pasur shkelje të protokolleve klinike të trajtimit.

Po në këtë superekspertizë, siç transmeton KTV, vetëm dyshohet për shkakun e vdekjes së saj, dhe për diagnozë definitive është rekomanduar ndonjë institucion jashtë vendit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Si shkak i vdekjes, bazuar në superekspertizën e lexuar në këtë seancë, ka qenë Embolia e lëngut amniotik, ndërsa kryetarja e komisionit për superskepertizë, Bergita Curri, ka thënë se është 80 % për këtë.

Në seancën e zhvilluar në Gjykatën Themelore në Gjilan, përveç dëshmisë së njërës nga specialistet e mjekësisë ligjore, ka filluar marrja në pyetje e të akuzuarave. Super ekspertiza, është kundërshtuar nga prokurori i rastit, Arben Ismajli.
 


Prokurori kundërshton superekspertizën për... by kohanet