Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar për KTV-në se janë duke u zhvilluar hetime fillestare policore për rastin e dhënies së lejes për qasje në autostradë të kompanisë Al Petrol në dy autostradat Ibrahim Rugova dhe Arbën Xhaferi në Çagllavicë.
Ministria Infrastrukturës që drejtohet nga Lutfi Zharku fillimisht i kishe dhënë leje kësaj kompanie, por më pas e kishte revokuar vendimin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ju informoj se rasti për të cilin keni pyetur është në fazën e veprimeve fillestare policore(hetime preliminare)” , ka thënë Prokuroria në përgjigjen për KTV-në për këtë rast.
Ndërkohë të enjten ministri Lutfi Zharku ka thënë se ai nuk është subjekt hetimi nga Prokuroria e Kosovës.