Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sipas AUV, Kosova nuk ka importuar mish të prishur nga Brazili

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes sektorit të kontrollit veterinar kufitar ka gjurmuar të gjitha ngarkesat e mishit të importuara në vitet e fundit në Kosovë, dhe nuk është gjetur asnjë ngarkesë e importuar nga fabrikat të cilat janë publikuar me emra dhe kode nga shteti i Brazilit.

Importi i mishit dhe nënprodukteve të mishit nga shteti i Brazilit është lejuar vetëm nga lista e thertoreve dhe fabrikave të cilat kanë qen të aprovuara nga Bashkimi Evropian apo qe u lejohet të eksportojnë ne BE. Asnjëra nga fabrikat të cilat kanë shitur mish të dyshimtë nuk është ne këtë listë, për ketë arsye ende për momentin nuk është ndërmarr ndonjë vendim për ndalës nga ne dhe vendet e BE-së, thuhet në njoftimin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Njëherësh kjo agjenci bën me dije se kanë ngritur nivelin e kontrollit në kufij për ngarkesat qe vijnë nga Brazili dhe se janë duke monitoruar vazhdimisht sistemet e lajmërimit të rrezikut siç janë RASSF dhe Traces sistem.

“Të gjitha vendimet apo njoftimet për ndonjë rrezik në ndonjë ngarkese bëhen publike, po ashtu kemi kontakte të vazhdueshme me autoritete të shteteve dhe të BE-së. Çfarëdo mase qe do të ndërmerret nga ana e tyre ne do ta aplikojmë edhe në vendin tonë. Ne me trupat tona inspektuese jemi permanent në pikat e kontrollit kufitar dhe terminale doganore. Asnjë ngarkesë me ushqime pa aprovimin tonë nuk zhdoganohet, andaj mbi secilin dyshim të paraqitur veprojmë konform rregullave ligjore për të garantuar siguri të produkteve ushqimore për konsum”, thuhet në njoftim.