Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa: Projektligji për FSK-në do të dërgohet në Kuvend brenda afatit ligjor

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Projektligji për FSK-në do të dërgohet në Kuvend brenda afatit ligjor.

Ai ka siguruar se i gjithë procesi për transformimin e FSK-së në ushtri do të bëhet në partneritet dhe koordinim të plotë me SHBA-në, NATO-n, si dhe institucionet vendore, transmeton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Unë jam i bindur që ushtria duhet të bëhet, por këtë do ta bëjmë dhe duhet ta bëjmë në bashkëpunim dhe partneritet edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n sepse ashtu e kemi themeluar FSK-në, e kemi ndërtuar në partneritet të plotë me SHBA-në dhe NATO-n. Unë mendoj se në këtë formë duhet të vazhdohet dhe askush nuk ka dëshirë që t’i ikë këtij partneriteti sepse vetëm në këtë formë ne do ta kemi një ushtri të mirëfilltë dhe unë mendoj se do të kemi një koordinim të gjitha institucioneve që kjo të bëhet në këtë formë dhe do të arrijmë ta bëjmë ushtrinë”, ka thënë Mustafa gjatë një vizite në Mitrovicë.