Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pas temperaturave të larta, rikthehet moti i paqëndrueshëm

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar për këtë fundjavë mot të paqëndrueshëm, me shi e shkarkime rrufesh.

Në parashikimin e tij, IHMK thekson se pas kësaj periudhe me temperatura të larta mbi vlerat e mesatareve, vendi ynë gjatë fundjavës do të shoqërohet me mot të paqëndrueshëm, si pasojë e masave të ajrit me origjinë nga veriu dhe me sasi të lartë të lagështisë, të cilat do të shtrihen mbi vendin tonë, duke gjeneruar reshje shiu dhe vende-vende edhe shkarkime rrufesh.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Reshjet e shiut pak sa ma të theksuara parashihen ditën e diele, por që edhe të shtunën pasdite do të ketë reshje lokale. Në viset malore reshjet e shiut do të kenë kushte të jenë të përziera edhe me borë.

Temperaturat maksimale do të ulën për 4-7 gradë Celsius. Edhe shtypja e lartë atmosferike që është tani do të dobësohet përkohësisht.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë , kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 9m/s.