Vendimin e fundit të Kuvendit Komunal për ndarjen e një parcele për ndërtimin e objektit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Kamenicë, po e kundërshtojnë opozita dhe shumica e imamëve të kësaj bashkësie.
Madje, opozita po e akuzon pushtetin se ka falsifikuar procesverbalin e seancës, ku pikë e rendit të ditës ishte kjo çështje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga 22 imamë që veprojnë në Kamenicë, 18 prej tyre kishin dërguar një peticion Kuvendit Komunal me anë të së cilit kishin kërkuar që të mos miratohet kërkesa për ndërrimin e lokacionit, pasi sipas tyre kërkesa e bërë nuk e përfaqëson vullnetin e shumicës së imamëve.
Por, ndryshe shprehen në Bashkësinë Islame në këtë Komunë.
Kuvendi Komunal në vitin 2012 kishte caktuar një lokacion afër objektit të komunës, për këtë qëllim, e për të cilin ishin pajtuar të gjithë, por objekti i BIK-ut nuk ishte ndërtuar sipas afatit ligjor.