Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kritika nga shoqëria civile e opozita për punësimin e resë së Mustafës në Ministrinë e Abrashit

Angazhimi i gruas së djalit të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në Ministrinë për Punë dhe Mirëqenie Sociale (MPMS) është kritikuar nga shoqëria civile dhe përfaqësues të opozitës.

Edita Bajrami është angazhuar që nga muaji mars i këtij viti si eksperte për të ndihmuar Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në rishikimin e strategjisë sektoriale, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hulumtuesi në organizatën “Democracy Plus”, Isuf Zejna, ka thënë se punësimi i familjarëve të krerëve të partive politike në shërbimin civil është fenomen tashmë shumë i përhapur dhe për fat të keq nuk ka kursyer asnjë nivel institucional, përfshirë Qeverinë, komunat dhe agjencitë e pavarura.

Në rastin e punësimit të Edita Bajramit, sipas tij, cilido pjesëmarrës tjetër në këtë garë do të ishte i pabarabartë. Ka shtuar se është joetike që familjarët e kryeministrit të punësohen gjatë mandatit të tij, aq më tepër në një ministri që udhëhiqet nga LDK-ja. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.