Nevojitet një prani më e fuqishme e NATO-s në Kosovë për shkak të kufizimit të Rusisë në Ballkan, deklaroi komandanti i ushtrisë amerikane në Evropë, gjenerali Curtis Scaparrotti gjatë një debati në Komitetin për forca të armatosura të Senatit amerikan.
Në pyetjen e senatorit Xhodi Ernst nga Ajova, nëse pajtohet se është e domosdoshme një prani më e fuqishme e NATO-s në Kosovë për kufizimin e Rusisë në Ballkan, Scaparrotti u përgjigj se pajtohet me këtë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk duhet zvogëluar madhësinë e forcave tona, sidomos Forcës së Sigurisë së Kosovës, pasi që kjo deri më tash është një lloj themeli i stabilitetit, por neve na nevojiten atje informacione më të forta diplomatike të përpjekjeve të Aleancës”, tha Scaparrotti, transmeton kp shkrimin e Sputnik.
Në takimin e 21 marsit, sekretari amerikan i Mbrojtjes Xhejms Matis ka shqyrtuar forcimin e misionit të NATO-s në Kosovë me sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg.