Arbëri

Qeveria e ka të ditur se demarkacioni nuk kalon, thotë Muharremaj

Descriptive Text

Marrëveshja për ratifikim të demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi nuk kthehet në Kuvend, thotë deputeti i AAK-së, Bali Muharremaj.

Ai në “Rubikon” të KTV-së tha se kjo ndodh sepse Qeveria tashmë e ka të ditur se demarkacioni nuk kalon.

Muharremaj theksoi se në këmbim të liberalizimit nuk mund të falet toka, e që sipas tij, kjo bëhet me marrëveshjen aktuale të demarkacionit.

“Duhet t’ua shpjegojmë qytetarëve të Kosovës që nuk janë viza të punës, po mos keni gajle se është një numër shumë i madh i të rinjve duke shkuar. Veç në një fshat në komunën e Suharekës, 150 të rinj kanë shkuar me viza të punës edhe 150 janë duke prit. Që vazhdojmë edhe një vit kështu, nuk do të ketë fuqi punëtore në Kosovë”, ka thënë ai.

Image