Ndaj sulmit fizik që iu bë mbrëmë aktivistit të Vetëvendosjes, Agron Kabashi ka reaguar edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka thënë se me kërcënime e dhunë nuk iu ndërrojnë mendjen e as që i ndalin ata që nuk pajtohen me qëndrimet e Vetëvendosjes, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Krejt ata që e kundërshtojnë Lëvizjen dhe nuk pajtohen me qëndrimet tona besoj që së paku e kanë të qartë një gjë, me kërcënime e dhunë nuk na e ndërrojnë mendjen e as që na ndalin. Vetëm se na e forcojnë bindjen për rrugën përpara”, ka shkruar Ahmeti.