Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ruajtja e votës së lirë mbetet sfidë në Kosovë

Në Kosovë vazhdon të jetë sfidë ruajtja e votës së lirë.

Kështu u tha në një konferencë të organizuar nga Zyra e BE-së për fshehtësinë e votës dhe përpunimin e të dhënave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Markos Sofronio nga zyra e BE-së në Prishtinë, ka thënë se nuk mjafton vetëm miratimi i ligjeve, por edhe zbatimi i tyre.

Në bazë të një hulumtimi të bërë, institucionet i kanë kushtuar rëndësi legjislacionit për procesin e zgjedhjeve, por që ka mangësi në lidhje me përpunimin dhe publikimin e të dhënave personale.

Deputetja nga radhët e Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami, ka thënë se në Kosovë nuk zbatohet ligji për mbrojtjen e të dhënave personale.

“Shembulli më i mirë janë zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas, ku pati parregullsi dhe askush nuk ndërmori asgjë”, ka thënë Bajrami.