Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prokuroria s’flet nëse po heton Zharkun rreth qasjes së “Al Petrolit” në autostrada

Ministria e Infrastrukturës dyshohet të jetë përfshirë në manipulimin e lejeve për qasje të kompanisë “Al Petrol” në rrugën lidhëse të dy autostradave “Ibrahim Rugova” dhe “Arbën Xhaferi” në Çagllavicë.

Në dosjen e dokumenteve të siguruara nga KTV-ja, thuhet se fillimisht ministria e drejtuar nga Lutfi Zharku i ka lëshuar leje kësaj kompanie në maj të vitit 2016, e tre muaj më pas e ka anuluar vendimin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kompania në fjalë, në kërkesën e saj, pretendon se ministria ka bërë shkelje ligjore, duke anuluar kundërligjshëm vendimin e datës 3 maj 2016, sipas të cilit, “Al Petrol” kishte qasje në këtë rrugë lidhëse.

Prokuroria e Shtetit nuk ka pohuar e as mohuar nisjen e hetimeve ndaj ministrit Lutfi Zharku dhe zyrtarëve të tjerë të kësaj ministrie.

Në dokumentet e Departamentit Antikorrupsion të Policisë së Kosovës, thuhet se më 6 dhjetor 2016, janë kërkuar të dhëna shtesë nga Inspektorati i Infrastrukturës Rrugore në këtë ministri.

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, nuk ka dashur të flasë për këtë çështje. Ka thënë se ai nuk është subjekt i hetimit dhe për këtë ka preferuar të flasin zyrtarët e Komisionit që ishte krijuar për çështjen Al Petrol, të cilin e kishte themeluar vet Zharku.