Mos-parakalimi i FSK-së në sheshet e Prishtinës, u ka rënë në sy edhe vizitorëve të ardhur nga shtetet e huaja.
Avokatja Camille Guerra nga San Diego, ka ardhur për herë të dytë në Kosovë, për të parë se si po festohet përvjetori i pavarësisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo ka pritur ta shohë ‘parakalimin e ushtrisë së Kosovës’.
Ndërsa, ka shtuar se shteti i Kosovës që nga pavarësimi, ka shënuar shumë përparim.
Ndërkohë, aktivitetet shtetërore si çdo vit edhe kësaj radhe kanë nisur me homazhe te varri i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, dhe te varrezat e Jasharëve në Prekaz.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka theksuar se në ditë të rëndësishme si kjo, gjithherë do të kujtohen njerëzit që dhanë jetën për shtetin e Kosovës.