Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoxhaj merr urime nga homologët: Kosova ka avancuar këto 9 vjet

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pranuar letra të shumta urimi nga homologët e tij me rastin e shënimit të përvjetorit të nëntë të pavarësisë së Kosovës.

I pari që e ka uruar Hoxhajn ka qenë Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, i cili përmes një letre të dërguar ka vlerësuar progresin e Kosovës në këto nëntë vite, bëhet e ditur përmes një komunikate për media, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"I gëzohemi progresit që Kosova ka bërë në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe multietnike në këto nëntë vite të pavarësisë", shkruan Tillerson, duke shtuar se ShBA e çmon miqësinë e fuqishme me Kosovën, e cila bazohet në aspiratat e përbashkëta për stabilitet, paqe e prosperitet për qytetarët.

Në adresë të kryediplomatit kosovar kanë arritur urime edhe nga vendet e Evropës.

Homologët nga Republika Çeke, Belgjika, Estonia, Lituania, Hungaria, po ashtu kanë vlerësuar arritjet e Kosovës në këto nëntë vite pavarësi, dhe kanë shprehur mbështetjen për Kosovën në rrugën e integrimeve Euro-Atlantike.

Bëhet e ditur se Hoxhaj ka pranuar letra urimi edhe nga homologët e vendeve të rajonit, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kroacia, si dhe nga Senegali në Afrikë.