Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MAShT fillon procesin e zbatimit të Kurrikulës së re

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami mori pjesë në takimin e parë me kryetrajnerët e trajnerëve të mësimdhënësve për zbatimin e Kurrikulës së re, që do të fillojë në vitin e ri shkollor 2017/18 në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Me këtë rast, Bajrami vlerësoi rolin e kryetrajnerëve për zbatimin me sukses të Kurrikulës së re në aspektin e përgatitjes së trajnerëve të mësimdhënësve, të cilët do të ofrojnë njohuritë e duhura rreth kurrikulës së re.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Përmes jush do të barten përvojat më të mira për zbatim të kurrikulës, e cila bazohet në kompetenca, një kurrikulë moderne për zbatimin e suksesshëm të së cilës është shumë me rëndësi që mësimdhënësit ta kuptojnë, të besojnë në vlerat e saj dhe ta implementojnë me sukses në të gjitha segmentet e arsimit”, tha ai.

Bajrami, po ashtu tha se, zbatimi i kurrikulës së re nënkupton ndërrimin e mentalitetit të vjetër tek mësimdhënësit në aspektin e metodologjisë së mësimdhënies, qasjes në klasë dhe angazhimin e tyre proaktiv, që duhet t’i përshtatet plotësisht kurrikulës së re.

Gjatë muajve të ardhshëm, kryetrajnerët do të aftësojnë trajnerët për përgatitjen e mësimdhënësve për zbatimin e Kurrikulës.