Mbrëmë, rreth orës 23:35, persona të panjohur kanë sulmuar aktivistin Agron Kabashi, i cili kishte shoqëruar me veturë Sekretarin Organizativ, Dardan Molliqaj, thotë njoftimi nga Vetëvendosje, transmeton Koha.net.
Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur në rrugën 'Muharrem Fejza', te banesa e Dardan Molliqajt, ku aktivisti Kabashi e ka lënë Molliqajn dhe po kthehej në veturë. Ai, thotë njoftimi, është goditur me shufra metalike, me ç'rast i janë shkaktuar lëndime trupore dhe tani gjendet në Qendrën Emergjente të QKUK'së. Po ashtu, këta persona e kanë kërcënuar aktivistin Kabashi dhe i kanë thënë që të mos e shoqërojë më asnjëherë Molliqajn. Kjo, sipas njoftimit, tregon se sulmi ka motive politike dhe është sulm ndaj sekretarit organizativ të Lëvizjes Vetëvendosjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia është duke e hetuar rastin.
Gjendja shëndetësore e Agronit është e mirë.