Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mosveprimi i kryetarëve të komunave e shtyn auditorin që të çojë në prokurori shkeljet e evidentuara

Shkeljet e shumta, si dhe mungesa e veprimeve konkrete për të evidentuar ose adresuar shkeljet me masa administrative nga ana e kryetarëve të komunave ka bërë që Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, shkeljet e evidentuara në raportet e auditimit t’i dërgojë në prokurori, shkruan sot Koha Ditore.

Auditori i përgjithshëm, Besnik Osmani, ka thënë se janë duke pritur veprime konkrete nga ana e prokurorisë, pasi që kryetarët e komunave, me përjashtime, për shumicën e gjetjeve nuk kanë marrë masa. Sipas tij, ata kanë evidentuar keqpërdorim të buxhetit dhe shkelje ligjore e procedurale në ekzekutimin e tij. Ka thënë se kanë evidentuar pagesa më të larta sesa puna e kryer e pagesa edhe pa u kryer punë fare. Këto komente Osmani i ka bërë në mbledhjen e Komisionit për mbikëqyrjen e financave publike, që është mbajtur të mërkurën, ku janë shqyrtuar raportet e auditimit për pasqyrat vjetore financiare të komunave për vitin 2015.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.