Anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës nuk presin që Demarkacioni të përmbyllet suksesshëm.
Armend Zemaj i LDK-së, në një prononcim për Tv 21, ka thënë se nëse Demarkacioni nuk ratifikohet vendi do të shkojë drejt izolimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kanë ardh miqtë më të mëdhenj ndërkombëtarë që ka Kosova. Ka ardh zëvendëspresidenti i SHBA-së. Loja që po mendon ta luajë Qeveria e Kosovës ta luaja lojën e kauzës së tyre që nuk ka pasur në efekt, tregon qasjen e tyre të izolimit dhe qasjen e tyre në raport të keq me integrimet evropiane”, tha ai.
Kurse Ahmeti Isufi nga AAK-ja e ka fajësuar BE-në që i ka vendosur kushte specifike Kosovës për liberalizimin e vizave.
“Nuk dua ta lidhi me data, sepse nuk është çështje vetëm e Kosovës por edhe e BE-së. Komunikimi i mirë mes qeverisë së Kosovës dhe BE-së do të mundësonte që qytetarëve të Kosovës që sa më shpejt të përfitojnë nga liberalizimi i vizave”, tha Isufi.
Nënkryetarja e Vetëvendosjes dhe deputetja, Fatmire Mullhaxha Kollçaku thotë se demarkacioni nuk është kushti i vetëm për vizat.
“Nuk është dashur të ndërlidhen këto çështje”, ka theksuar ajo.