Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot i vranët e me diell në pesë ditët e ardhshme në Kosovë

IHMK përmes një komunikate për media bën të ditur se në pesë ditët e ardhshme në Kosovë moti do të jetë i ndryshueshëm, i vranët dhe me intervale me diell.

“Do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe me intervale me diell. Sonte gjatë natës pritet të ketë riga lokale shiu të cilat do të shtrihen kryesisht në jugperëndim dhe juglindje të vendit. Gjatë ditëve në vijim shtypja atmosferike do të ketë luhatje mbi dhe nën vlerat e normales duke e mbajtur një gjendje të ndryshueshme termike”, thotë IHMK, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.

Të mërkurën nuk përjashtohen mundësitë për ndonjë rigë lokale të shiut. Në fundjavë ka tendenca për reshje të intensitetit mesatar. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi deri 8m/s.