Lëvizja Vetëvendosje nuk do të ndërrojë qëndrim ndaj demarkacionit.
Kështu ka deklaruar deputetja e këtij subjekti politik, Arbërie Nagavci, e cila, në një konferencë për media, tha se VV-ja e mbështetë raportin e komisionit të udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi, në bazë të së secilit, Kosova humb territor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Komisioni i ri qeveritar ka dhënë material të mjaftueshëm për të vërtetuar shqetësimet e shumë qytetarëve dhe deputetëve. Nga gjetjet zyrtare, marrëveshja nuk do të duhej të vinte fare në Kuvend. Është e pakuptueshme se si një kryeministër e dërgon këtë marrëveshje në Kuvend në vend që ta dërgojë në Prokurori. I bëjmë thirrje Kryeprokurorit që të nis hetime lidhur me këtë rast”, ka thënë Nagavci, raporton KTV.
Ndërsa deputeti tjetër i VV-së, Ali Lajçi, ka deklaruar se është dëshmuar që territorit i Kosovës është rrudhur.
“Vetëvendosje e mban qëndrimin e saj, çdo tentim për ta ratifikuar këtë marrëveshje është i dështuar”, ka thënë ai.