Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vazhdojnë protestat antishqiptare në Maqedoni

Edhe sonte në disa qytete të Maqedonisë ka vazhduar protesta kundër të gjuhës shqipe nga e ashtuquajtura shoqata maqedonase “Për Maqedoni të përbashkët”.

Në ditën e 24-të të protestave, mijëra qytetarë marshuan rrugët me parulla dhe thirrje nacionaliste, kundër gjuhës shqipe.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Protestuesit në Shkup, në itinerarin e tyre të zakonshëm që fillon para godinës së Qeverisë dhe përfundon para Kuvendit, kërkuan refuzimin e platformës së përbashkët të partive shqiptare dhe moszbatimin e dygjuhësisë në të gjithë territorin. Organizatorët e protestës pretendojnë se platforma shqiptare rrezikon unitetin dhe sovranitetin e vendit.