Institucionet lokale dhe ato qendrore kanë treguar joseriozitet të thellë në raport me ndotjen e ajrit në Prishtinë, thotë Zeqir Veselaj, ligjërues i lëndëve ambientaliste në Universitetin e Prishtinës.
Me gjithë raportimet për nivelin e lartë të ndotjes, e tëra që, sipas tij, është dëgjuar deri më tani nga institucionet ka qenë se “po e monitorojnë gjendjen”, shkruan sot “Koha Ditore”. Për masat e para që morën këto ditë institucionet si mbrojtje nga ndotja, Veselaj thotë se, janë të vonuara, sepse, siç thotë ai, këto plane e vendime është dashur të merreshin shumë më herët ashtu që edhe Komuna po edhe qytetarët të ishin të përgatitur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pa paragjykuar në suksesin e ndalimit të veturave në qytet e përshëndes si veprim, sepse do t’i ndihmojë situatës në krizë. Ndërsa vendimin për qymyrin definitivisht e konsideroj të vonuar, sepse tash jemi duke dalë nga dimri dhe ata që e përdorin qymyrin e kanë tashmë në depot e tyre”, thotë Veselaj.
Ai thotë se shkaktarët standardë të ndotjes janë tymtarët e KEK-ut, derivatet e cilësisë së fundit që vijnë në Kosovë, makinat e vjetra që djegin këto derivate në rrugët e ngushta dhe të dëmtuara, urbanizmi kaotik, mbeturinat dhe djegia e shpeshtë e tyre në të hapur, mungesa enorme e gjelbërimit, rrugët e palara e plot me pluhur... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)