Kryeministri i Malit të Zi, Dusko Markoviq, është i mendimit se nuk ka çka të diskutohet me Kosovën sa i takon temës së Demarkacionit.
“Demarkacioni është temë e kryer për Malin e Zi. Marrëveshja është e nënshkruar nga të dy shtetet kurse Mali i Zi e ka ratifikuar në Parlament këtë marrëveshje. Mali i Zi e ka kryer obligimin e vet. Jam i besimit se parlamenti i Kosovës do të ratifikojë marrëveshjen. Zvarritja nuk i ndihmon zgjidhjes”, tha Markoviq për televizionin publik të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, demarkacioni nuk është në agjendën e tij gjatë vizitës në Kosovë por se do ta diskutojë këtë temë nëse e hap homologu i tij.
Ai ka thënë se çështjen e demarkacionit nuk e sheh si diçka që i pengon marrëdhëniet në mes të dy shteteve të cilat, siç thotë, ai janë të shkëlqyeshme.