“Reagimi i vonuar” është kryetitulli i së dielës në “Koha Ditore”.
Shkrimi kryesor me të njëjtin titull, flet për reagimin e vonuar të institucioneve ndaj ndotjes enorme, shkaktarët e ndotjes së ajrit në Kosovë e veçmas në kryeqytet, pasojat në shëndet dhe masat afatgjate për uljen e nivelit të ndotjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rojat e smogut” është komenti i Bekim Kupinës për temën e së dielës.
Në intervistë, profesori universitar, Zeqir Veselaj, tregon se pse institucionet janë treguar joserioze në raport me ndotjen e ajrit.
Reportazhi së dielës, sjell natyrën e Radavcit të Pejës, fshatit që strehon “të ikurit” nga smogu.
Në mesin e shkrimeve nga bota veçohet ai për martesën e 12- vjeçares, Gloria, me një burrë 35 vjeç, kundër vullnetit të saj, si një prej shumë historive të martesave të detyruara të vajzave të mitura, në Zambi.
“Ajo që nuk njihet urrehet”, është përfundimi që nxjerr etnologia e antropologia, Zenita Halimi, në shtatë shkronjat e saj.
Në vazhdën e fejtoneve të Joseph Roucek për “Politikat e Ballkanit”, këtë të diel vjen ai për fshatarësinë e shtypur të këtij gadishulli.
“Kosovarçe” sjell të rinjtë që besojnë se janë “Revolucionarët e Prishtinës”.
“Dirigjenti me rrënjë shqiptare që i dëshmon botës paqen me muzikë” dhe “Piktorja e thirrjes për kohën e cila nuk ndalet” janë shkrimet që zënë vend në faqet e kulturës.
Monument sjell historinë më se 300 vjeçare të kullës që ruan gjurmën e Deçanit të vjetër.
Në mesin e shumë shkrimeve interesante nga sporti, është edhe ai për arsyet se pse Besa dhe Kosova janë më të sigurta me Ramosajn në mbrojtje.
Këto dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund t’i lexoni në 82 faqet e numrit të së dielës në “Koha Ditore”.