Ka vite që Agjencia Kosovare e Privatizimit nuk po gjen rehati në ambientet në mes të tregut dhe Komunës së Prishtinës.
Kjo e fundit vazhdimisht i ka bërë presion agjencisë për lirimin e kësaj hapësire, që është pronë e komunës, për projektin e “Çarshisë së Vjetër” dhe tregut, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa, Ministria e Administratës Publike ende nuk i ka bërë zgjidhje për objektin, pavarësisht shumë kërkesave.
Edhe pse ende nuk e di se ku do të zhvendosen, nevojën për diçka të tillë e sheh si urgjente, drejtori menaxhues i AKP-së, Ekrem Hajdari.
Kjo, edhe për shkak të izolimit të objektit me materiale të asbestit dhe mungesës së investimeve në to.
Javë më parë, Avokati i Popullit kishte nisur hetimet lidhur me ndotjen e mjedisit nga materialet dhe mbeturinat e patrajtuara me përbërje të asbestit.
Për më shumë se një dekadë e gjysmë, kjo hapësirë me objektet në të, fillimisht, i kishin shërbyer Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, e nga viti 2008 pasardhëses së saj, Agjencisë Kosovare të Privatizimit.