Kanë kaluar më shumë se 3 muaj që kur kryeministri Isa Mustafa emëroi si ministre të Administrimit të Pushtetit Lokal Mirjana Jevtiqin, raporton KTV.
Por puna e saj si ministre u ndërpre vetëm pas dy takimeve zyrtare që pati në këtë ministri. Pas kësaj, ajo nuk u pa më dhe pothuajse askush nuk flet për prezencën e saj në ministri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërkundër insistimit të KTV-së për të marrë një qëndrim nga ministrja serbe, kontakti me të ka qenë i pamundur.
Jevtiq, në një prononcim për mediat në gjuhën serbe, as nuk e ka mohuar e as pohuar se ajo ka dalë në vendin e saj të punës.
“Së shpejti do t’i merrni vesh të gjitha detajet,” është përgjigjur Jevtiq.
Se pjesëtarët e Listës Serbe gradualisht po kthehen në institucionet e Kosovës, duke i dhënë fund kështu bojkotit, e tregon edhe pjesëmarrja deputetit të Listës Serbe Sllobodan Petroviq, në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
Petroviq mori pjesë në këtë asamble me delegacionin e Kuvendit të Kosovës, në krye të të cilit ishte Xhavit Haliti.