Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nga Brukseli vijnë thirrje për liderët që të përmbushen obligimet për Specialen e demarkacionin

Agjencia Europiane për Zhvillim të Demokracisë Lokale (ALDA) me seli në Bruksel, pas takimit të rregullt, i ka bërë thirrje lidershipit kosovar që të përmbushin obligimet ndaj BE-së për Gjykatën Speciale e demarkacionin.

Përmes kumtesës zyrtare, ALDA thotë se lidershi kosovar duhet ta mbajë Kosovën lartë në agjendën europiane.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Agjencitë Lokale për Zhvillim (LDA) dhe ALDA, po i ndjekin me vëmendje zhvillimet e fundit në Kosovë. Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve që të mbajnë qetësinë në këtë kohë sensitive derisa hetimet janë në vazhdim nga të gjitha autoritetet relevante të ligjit në Kosovë, dhe të ripërtërijnë angazhimin për punë drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe përmirësimit të standardit të jetesës për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Ne i bëjmë thirrje të gjithë liderëve politikë në Kosovë të vazhdojnë dialogun konstruktiv për implementimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani përmes dialogut, të cilat i kontribuojnë avancimit të normalizimit të marrëdhënieve dhe perspektivës europiane të këtyre vendeve. Lidershi kosovar duhet ta mbajë Kosovën lartë në agjendën europiane dhe të përmbushë obligimet ndaj BE-së në lidhje me themelimin e Dhomave te Specializuara dhe me Demarkimin e Kufirit me Malin e Zi. LDA dhe ALDA do të vazhdojnë të punojnë bashkërisht për të përkrahur në mënyrë aktive vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin e tyre drejt anëtarësimit në BE, duke iu ofruar atyre njohurinë dhe përvojën tonë”, thuhet më tej në njoftim.

Përndryshe, në këtë takim ka marrë pjesë edhe Lutfi Haziri, anëtar i bordit të kësaj agjencie, njëherësh edhe kryetar i Gjilanit.