Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Trajtimi 24-orësh i infarktit akut refuzohet nga disa mjekë të QKUK-së

Jo të gjithë mjekëve u ka pëlqyer vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë që infarkti akut në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës të trajtohet gjatë 24 orëve të ditës, shkruan sot Koha Ditore.

Gazeta është informuar se një numër i konsiderueshëm i kardiologëve nuk do të pranojnë të kryejnë koronarografi e stentime, sipas këtij regjimi kohor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Deri tash këto shërbime në QKUK janë kryer deri në orën 19:00 pasdite. Fundjavat, festat dhe orët pas këtij termini nuk janë trajtuar fare nga QKUK-ja. Periudha kur kanë munguar shërbimet i kanë kushtuar buxhetit të shtetit afro 2 milionë euro në vit.

Sabotimin e një pjese të mjekëve e kanë pranuar në mënyrë të tërthortë në QKUK. Por kanë thënë se edhe pa ta, Klinika ka kuadër të mjaftueshëm për të përballuar trajtimin e infarktit akut 24 orë.

Gazeta ka kontaktuar drejtorin e QKUK-së, Basri Sejdiu. Ai e ka konfirmuar se disa mjekë i “frikësohen” këtij regjimi të punës.

“Janë shtatë kardiologë invazivë. Edhe unë, edhe Tefiki (v.j. drejtor i Klinikës) do të jemi në dispozicion edhe natën kur ka nevojë për ndërhyrje”, ka thënë ai...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)