Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se tani është koha e fundit që deputetët të votojnë demarkacionin, në mënyrë që qytetarët të lëvizin lirshëm pa viza.
“Është njëra prej kërkesave më bazike që mund të ketë një shtet”, tha Hoxhaj në RTV21. Hoxhaj beson se javët në vazhdim do të jenë më pozitive për vendin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLexo edhe: Kuvendi gati për t’i dhënë një epilog demarkacionit
“Demarkacioni është një temë e cila e ka nda jetën tonë politike këto tre vjetët e fundit. Unë kam një shpresë që gjatë këtyre javëve të ardhshme do të ketë situata të reja më pozitive, një agjendë të re kohore, por i takon kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit që ta harmonizojnë një agjendë të tillë”, tha ai.
Zëvendëskryeministri tha se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet që qytetarët e saj ta gëzojnë të drejtën për liberalizim të vizave. Sipas Hoxhës, me ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi, Kosova nuk do të humb territor. Ndryshe, java e ardhshme mund të jetë vendimtare për Kosovën, nëse do të arrijë të zë afatin e fundit për t’u përfshirë në agjendën evropiane, duke ratifikuar Marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, si kriteri i fundit i Bashkimit Evropian për heqjen e vizave.
Shqyrtimi i Marrëveshjes së Demarkacionit Kosovë – Mal i Zi në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës, do të bëhet një ditë para arritjes së kryeministrit të Malit të Zi në Kosovë, Dushko Markoviq. Në mbledhjen e të hënës së 5 shkurtit është caktuar të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.