Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Koha kur Thaçi “harronte” të fliste për zyrtarët me aktakuza

Sa ishte në krye të PDK-së dhe në postin e kryeministrit, Thaçi asnjëherë nuk kishte folur për zyrtarë që kanë pasur aktakuza, raporton KTV. Shumica e ish-kryetarëve të komunave nga radhët e PDK-së kanë qenë të dënuar ose të akuzuar nga Prokuroria.

Tek tani, nga pozita e presidentit, Thaçi mendon se në institucionet publike nuk duhet të ketë njerëz që janë nën hetime apo që akuzohen për vepra të ndryshme korruptive.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por kjo mund të mbetet vetëm si deklaratë, ngase së fundmi, dega e PDK-së në Lipjan sërish e ka nominuar kandidat për kryetar Shukri Bujën, i cili akuzohet nga prokuroria për keqpërdorime.

Zyrtarë të kësaj dege thonë se presidenti mund të ketë mendime por emrin e kandidatit nuk do ta tërheqin, ngase besojnë në pafajësinë e tij.

Se këtë iniciativë presidenti mund ta çojë përpara beson shumë pak Shoqëria Civile.

Betim Musliu, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, këtë deklaratë të presidentit e quan hipokrizi, ngase sipas tij, edhe sa ishte kryeministër ka mundur të bëjë më shumë në këtë aspekt. Pothuajse shumica e kryetarëve të komunave që udhëhiqen nga PDK-ja, janë të dyshuar, të akuzuar ose të dënuar për vepra të ndryshme penale.