Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, i ka kërkuar gjykatës që ta hedhë poshtë aktakuzën e ngritur kundër tij për rastin e ikjes nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), më 2014. Me arsyetimin se është e pabazuar, të njëjtën e kanë kërkuar edhe djali i tij Mërgim Lushtaku dhe disa të akuzuar të tjerë për krim të organizuar, shkruan sot Koha Ditore.
Kërkesën të akuzuarit e kanë dorëzuar me shkrim para trupit gjykues. Pas kësaj, Gjykata ka njoftuar se procesi gjyqësor shtyhet derisa të vendosin rreth tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSami Lushtaku, bashkë me të birin Mërgimin dhe 22 të tjerë përballen me drejtësinë rreth akuzave që ndërlidhen me arratisjen e tij dhe të dy personave nga QKUK-ja para tre vjetësh.
Ish-kreu i Skenderajt, së bashku me të akuzuarit Sahit Jashari e Ismet Haxha në rastin “Drenica 1”, patën refuzuar që të transferoheshin në burgun e Mitrovicës së Veriut derisa ishin në paraburgim.
Pas negociatave disaditore me EULEX-in, u patën kthyer sërish në Burgun e Dubravës...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)