Ministria e Punëve të Jashtme ka nënshkruar kontratë me kompaninë amerikane, Aliston and Bird, pjesë e së cilës është ish-senatori Bob Dole, raporton KTV.
Mik të madh të shqiptarëve e ka quajtur të martën Ministria e Jashtme, ish-senatorin amerikan Bob Dole. Ky i fundit është takuar në Washington me ministrin Enver Hoxhaj. Por, Kosova do t’ia paguajë mbi 2 milionë euro kompanisë Aliston and Bird, pjesë e së cilës është Bob Dole për të këshilluar institucionet e Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas kontratës, kompania do të ofrojë këshilla strategjike për Kosovën dhe marrëdhëniet me Kongresin amerikan.
Qeveria e Kosovës e ka shpallur fituese këtë kompani me procedurë të mbyllur përmes negocimit të kontratës dhe pa e publikuar atë.
Por, kontrata është publikuar nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, sepse të tilla kontrata janë obliguese që të jenë publike në SHBA.
Në Kosovë nuk janë bërë të ditura detajet. Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës nuk është përgjigjur në pyetjet e KTV-së për çështjen.
Pagesa në formë page për 94-vjeçarin Bob Dole, do të jetë 65 mijë euro në muaj.
kjo nuk është hera e parë që Kosova u jep miliona të buxhetit të Kosovës kompanive amerikane, për të ndihmuar në lobim për çështje të ndryshme.
Sa milionë euro do t’i paguajë Kosova kompanisë... by kohanet