Ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj, ka suspenduar kryeshefin e Inspektoratit Policor të Kosovës Hilmi Mehmeti, pasi i njëjti është duke u hetuar për dyshimet për punësim të kushëririt të tij në këtë institucion.
Lajmin për KTV-në e ka konfirmuar Hilmi Mehmeti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se suspendimi me pagesë është bërë për shkak të hetimeve që janë duke u zhvilluar ndaj tij.
Konkursi për punësim në Inspektoratin Policor të Kosovës është anuluar nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Hilmi Mehmeti, në një audioincizim dëgjohet duke ushtruar presion te vartësit e tij për t’ia punësuar djalin e axhës si inspektor.
Lexo edhe: Kryeshefi i IPK-së nuk e sheh si skandal presionin për ta punësuar kushëririn e tij