Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sefaj e Palazzo flasin për ndihmën që SHBA ka dhënë në luftimin e dukurive negative në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj priti në takim kongresistin amerikan, Steven Palazzo, me të cilin, siç njofton MPB-ja, biseduan rreth raporteve miqësore që kanë të dy vendet.

“Me këtë rast ministri Sefaj vlerësoi lart angazhimin që kanë pasur kongresistët amerikanë që në faza të hershme të përpjekjeve që ka pasur populli i Kosovës për shtet të pavarur dhe sovran. Ministri Sefaj po ashtu vuri në dukje edhe përkrahjen e vazhdueshme që kanë dhënë kongresistët amerikanë në të gjitha fazatedhe pas shpalljes së Kosovës shtet, në rolin e tyre për njohjen e Republikës së Kosovës dhe nëangazhimet e tanishme për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministri Sefaj e njoftoi kongresistin Palazzo për përpjekjet që po bën Ministria e Punëve të Brendshme sa i përket luftimit të krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit, si dhe ekstremizmit të dhunshëm, duke vënë në pah përkrahjen e vazhdueshme që kanë dhënë SHBA-të në gjitha këto objektiva, thuhet më tej në komunikatë.

Kongresisti Steven Palazzo vlerësoi të arriturat që janë bërë në Kosovë dhe angazhimin e institucioneve të Republikës së Kosovës. Gjithnjë sipas njoftimit, ai premtoi se do të angazhohet personalisht që përkrahja amerikane për Kosovën të vazhdojë edhe si relacion i miqësisë së mirë që kanë të dy shtetet.