Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka pranuar edhe zyrtarisht Notën Verbale nga Ambasada e shtetit të Guineja-Bisao në Bruksel, nëpërmjet të cilës ri-konfirmohet njohja e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Ky vendim ishte marrë nga ish-Presidenti i këtij shteti, Sh.T.Z. Malam Bacai Sanhá, me datën 10 Janar, 2011.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas kumtesës, konfirmimi zyrtar i Notës Verbale tek Institucionet e Republikës së Kosovës nëpërmjet kanaleve diplomatike vjen pak ditë, pasi që Zëvendës-Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, kishte prezantuar Notën Verbale në njërin nga emisionet televizive në vend.