Ministrja maqedonase e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska ka zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë.
Ajo sot është pritur me një ceremoni ushtarake nga Forca e Sigurisë së Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë pas, ministri i FSK Rrustem Berisha dhe ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë Shekerinska, kanë mbajtur një konferencë shtypi, raporton Koha Ditore.
Gjatë kësaj konference Shekerinska ka thënë se plani ynë i bashkëpunimit është që të punojmë bashkë ne aspektin akademik ushtarak.
“Pres që ne vitin 2018 te nënshkruajmë planin tonë të bashkëpunimit. Qeveria e re e Maqedonisë ka prioritet anëtarësimin në NATO dhe fqinjësinë e mirë. Se kemi bashkëpunim të mirë e tregon fakti që kemi atashe që mbulon edhe Kosovën . Puna e fqinjëve është të ndihmojnë e jo të bëjnë mrekulli. .... Sa i përket anëtarësimit te Kosovës në NATO , e përkrahim qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare. Duhet pasur parasysh gjendjen e ndjeshme në rajon. Në si fqinjë të mirë nuk do të përzihemi në këtë çështje”, tha ndër të tjera Radmila Shekerinska-Jankovska.