Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, të cilin e ka përgëzuar për punën e vazhdueshme për zhvillimin dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve të Preshevës.
Hoxhaj ka shprehur mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për shqiptarët në Preshevë, duke theksuar rëndësinë që kanë ata për Kosovën dhe shqiptarët kudo.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHoxhaj ka thënë se deri më tani Kosova ka qenë e përqendruar në sfidat e saj, por ka deklaruar se është e domosdoshme që vendi të ndërtojë një politikë proaktive karshi shqiptarëve atje.
Në takim palët kanë folur edhe për projektet konkrete që do të bëhen për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Luginës së Preshevës, të cilat shumë shpejtë do të bëhen publike.