Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: Shkollat duhet të zhvillojnë betejat kundër ekstremizmit

Kryeministri Ramush Haradinaj, në konferencën “Edukimi, çelës për t’u përballur me ekstremizmin dhe radikalizmin online” që është organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka thënë se “është më mirë të flasim direkt e të t’i themi ato që na brengosin, bëhet fjalë për fëmijët edhe është lufta për fëmijë”.

“Dikush i synon fëmijët tanë, fëmijët e këtij vendi si luftëtar të vet, kush është ai dikush, janë ata që i mësojnë fëmijët që të vegjël që të bëhen të nesërmen vetëvrasës edhe që i mësojnë që dikur të vrasin të tjerët, fëmijët e tjerë. Edhe kur është më lehtë të merren kur ende janë fëmijë. Nuk po flasim për asgjë tjetër vetëm për një luftë për të na i marr fëmijët”, ka thënë Haradinaj, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nuk guxojmë t’i mbyllim sytë, nuk guxojmë të pranojmë që ne të jemi fushëbeteja e atyre që vinë të na i marrinë fëmijët. Qëllimi i Kosovës është që tu themi stop, depërtimit, mbërritjes, marrjes së fëmijëve tanë. Dikur është vonë nëse se bëjmë në kohë. Pikërisht janë shkollat ku duhet të zhvillohen betejat”.