Kryetari Serbisë Aleksandar Vuçiq në një intervistë për gazetën vjeneze "Kronen zeitung", ka deklaruar se nëse serbët e shqiptarët nuk mund të gjejnë zgjidhje për Kosovës, për të cilinë sipas tij duhen kompromise e lëshime, atëherë ky do të jetë edhe një gabim në historinë e dy popujve më të mëdhenj të Ballkanit, transmeton Koha.net.
"Tani na përket ne ta kryejmë pjesën tonë të detyrës. Problemi më i madh është, natyrisht, çështja e Kosovës. Për këtë arsye edhe kemi iniciuar dialogun ndërmjet nesh dhe ne duhet të gjejmë kompromis në të cilin serbët e shqiptarët duhet të bëjnë lëshime. Nëse nuk ia dalim, atëherë do ta kemi edhe një gabim më shumë në historinë e dy popujve më të mëdhenj në Ballkan”, citon “novosti” të ketë thënë Vuçiqi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë konstatimin se ai është takuar disa herë me përfaqësues të shqiptarëve të Kosovës dhe se a ka përparime në këtë çështje, ai ka thënë se po bisedohet dhe ka treguar se gjatë pesë vjetëve të fundit nuk ka asnjë konflikt me motive etnike.
"Pas vrasjes së serbit në veri, menjëherë kemi vënë kontakt që të mos ketë përshkallëzim. Unë kam qëndruar në Kosovë dhe i kam qetësuar serbët”, ka thënë ai.
Ai ka porositur shqiptarët se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës duke theksuar se ata pavarësinë nuk e kanë pasi për që të janë të nevojshëm serbët, transmeton Koha.net.
"Pa Serbinë nuk ka anëtarësim KB, pa Serbinë nuk ka pranim në Interpol, pa Serbinë nuk ka vizita shtetërore në Kinë", ka theksuar Vuçiq .
Ai ka thënë se të gjitha opsionet janë në tavolinë dhe atë zhvillohen sipas parimit “merr dhe jep” sipas parimit ë drejtë, mund të arrihet zgjidhja .
"Dhe në këtë rast për Serbinë do të hapeshin dyert e Europës”, ka thënë Vuçiq.
Kryetari i Serbisë po qëndron në Austri. Atje ai është takuar me kancelarin austriak Sebastian Kurz dhe e ka falënderuar atë për mbështetjen që Vjena ia bën Beogradit.