Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Anton Berisha dhe një delegacion me përfaqësues nga Policia e Kosovës dhe të MPJ-së, kanë marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë rajonal, të organizuar nga SEESAC dhe Zyra Federale e Jashtme e Gjermanisë.
Ky takim po mbahet në Podgoricë, ku po marrin pjesë zëvendësministra të brendshëm dhe të jashtëm nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë qëndrimit në Podgoricë, delegacioni nga Kosova pati një takim me delegacionin nga Zyra Federale e Jashtme e Gjermanisë, si donatoret kryesorë në projektet e ndryshme me qellim të kontrollit e armëve të vogla dhe të lehta.
Në këtë takim u diskutuan të arriturat e Kosovës dhe sfidat në këtë fushë. Po ashtu u diskutuan hapat e ardhshëm në drejtim të përmbushjes së standardeve ndërkombëtare dhe projektet konkrete që do të ndikojnë në reduktimin e numrit të armëve të paligjshme, që gjenden ende në duar të popullatës.
Në këtë takim u kërkua mbështetje në implementimin e ligjit për legalizim dhe ngritjen e kapaciteteve të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë në luftën kundër trafikimit të paligjshëm të armëve, si dhe u kërkua përkrahje në ngritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar policor dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Në fund është miratuar një deklaratë e përbashkët për të ritheksuar angazhimet dhe përpjekjet e të gjitha shteteve të rajonit në luftën kundër trafikimit të paligjshëm të armëve, në të cilën u vlerësuan të arriturat dhe përpjekjet e vendeve të rajonit në këtë drejtim dhe u zotuan për angazhime shtesë dhe përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar.