Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari Lila, ka shprehur bindjen se e mira më e madhe që mund t’i ndodhë Kosovës është që të ndërpritet puna e Qeverisë Haradinaj.
“Definitivisht e shoh vitin 2018 si vit zgjedhor në Kosovës, sërish”, ka thënë Kusari Lila, në Initeraktiv të KTV-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo ka thënë se duhet të ndërpritet edhe praktika e komunikimit po edhe e mënyrës së marrjes së vendimeve.
“Kemi një çakordim total të koalicionit. Kemi z. Pacolli që kërcënon se do ta lë koalicionin, kemi z. Limaj që thotë se e ka një zgjidhje për demarkacionin, kemi AAK-në që thotë se nuk e voton demarkacionin e Listën Serbe që thotë se ka problemet e veta”, ka thënë ajo.
Qeverinë e ka akuzuar për mungesë të funksionimit, mungesë t vizionit të qartë, mungesë të planit për zhvillim, e të tjera.
Kusari-Lila thotë se loja me Specialen tregon papërgjegjësi shtetërore
23:59 - Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se ndryshimi i qëndrimeve për Gjykatën Speciale nga liderët shtetërorë për një periudhë të shkurtër kohore tregon papërgjegjësinë e tyre.
Më 22 dhjetor, 43 deputetë kishin kërkuar që të mbahej një seancë e jashtëzakonshme për shfuqizim të Speciales dhe kjo iniciativë nuk u kundërshtua prej krerëve të shtetit, presidentit, kryeministrit dhe kryeparlamentarit. Ata kishin thënë se deputetët kanë të drejtë të kërkojnë një gjë të tillë, edhe pse ambasadorët dhe shtetet mike të Kosovës kishin reaguar ashpër ndaj iniciativës. Sot, presidenti Hashim Thaçi deklaroi se Kosova ka qëndrim që Specialja të mos shfuqizohej, ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj në Rubikon të KTV-së mbështeti deklaratën e Thaçit.
“Sikur Kosova të kishte sistem të drejtësisë në rregull dhe të vepronte pas luftës deri tash, nuk do të kishte nevojë të kishim Specialen. Lojërat e fundit kanë hyrë në sentimentin e njerëzve, kanë krijuar frikë se çka do të ndodhë me Kosovën nëse zhbëhet Specialen. Tash kthimi tregon se s’kemi lidership që ka ndjesinë për vendin”, ka thënë Kusari-Lila në Interaktiv të KTV-së.
Kusari-Lila shtoi se Thaçi, Haradinaj e Veseli duhet të reflektojnë dhe të japin dorëheqje pas “lojës që bënë me Kosovën”.
Vendimi për ndalesën e qarkullimit të makinave ngjalli pasiguri te qytetarët
23:52 Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari Lila, ka kritikuar vendimin e Komunës së Prishtinës për të ndalur në një pjesë të qendrës.
Sipas saj, vendimi ka qenë më shumë reagim nga presionit qytetarë, për të treguar se po merret një masë.
“Besoj që shumë më e rëndësishme është zbatimi i Udhëzimi Administrativ që parasheh normat e shkarkimit të gazrave nga veturat. Masë tjetër duhet të jetë gjithashtu edhe kontrolli teknik i makinave, që them të drejtën bëhet vetëm sa për sy e faqe. Ne jemi dëshmitarë se sot makinat shkojnë, bëjnë pagesën në kontrollim teknik vetëm për të marrë dokumentin e nevojshëm për regjistrim të veturës”, ka thënë ajo, në Interaktiv të KTV-së.
Sipas saj, ndalimi i lëvizjes së makinave ka sjellë një ndjenjë të pasigurisë dhe të gjendjes së jashtëzakonshme.
“Kryeqytetit i duhen disa masa më të shpejta, të vendosen disa rregulla, shirita për biçikleta, e të tjera”, ka thënë ajo.
Kusari-Lila kritikon deputetët: Nëse s’e luftojmë ndotjen e ajrit brenda në Kuvend, si do ta luftojmë jashtë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, ka kritikuar kolegët e saj politikanë për mosluftim të ndotjes së ajrit.
Në Interaktiv të KTV-së, kryetarja e Alternativës, ka thënë se në byfenë e Kuvendit të Kosovës askush s’mund të qëndrojë për pak minuta për shkak të tymit që bëhet nga pirja e duhanit. Këtë ajo e ka ndërlidhur edhe me ajrin e ndotur në Prishtinë, që së fundmi e bëri kryeqytetin e Kosovës me ajrin më të ndotur në botë.
“Në hyrjen pas, në byfe të Kuvendit aty bëhet mjegull nga tymi. Për disa minuta qëndrimi aty brenda është ndjenjë e keqe. Vjen era e rëndë. Nëse ne nuk e luftojmë ajrin e ndotur brenda, si do ta luftojmë jashtë”, ka thënë ajo.