Debati dyditor i zhvilluar për ndotjen e ajrit në Kuvendin e Kosovës ka rezultuar me votimin e një rezolute, me të cilën janë pajtuar 73 deputetë që kanë marrë pjesë në votim.
Në 19 obligimet e kërkesat e Kuvendit për institucionet e Kosovës, kryesisht për Qeverinë, janë përfshirë pothuajse të gjitha rekomandimet e deputetëve që kanë marrë pjesë në debatin e zhvilluar në seancën e jashtëzakonshme, që është mbajtur me kërkesë të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe të 39 deputetëve të tjerë, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdonëse debati është cilësuar i një rëndësie të lartë, gjatë gjithë kohës sa është zhvilluar ditën e enjte, numri i deputetëve në sallë të Kuvendit është sjellë në rreth 35 deputetë. Mungesa e deputetëve është përmendur edhe nga disa deputetë që kanë debatuar. Kuorumi është arritur vetëm për të votuar rezolutën. Afate kohore u janë vendosur disa masave të kërkuara, ndërkohë që edhe pse gjatë debatit është kërkuar që për secilën masë të caktohet edhe një kosto e përafërt buxhetore, një gjë e tillë nuk është bërë.
Në pikën e parë të kësaj rezolute Kuvendi ka vendosur që mbrojtja e ambientit të shndërrohet në prioritet shtetëror të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Qeverisë gjithashtu i është kërkuar që të rishikojë dhe plotësojë me masa shtesë në Strategjinë për mbrojtjen e mjedisit brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti. Është kërkuar që deri në fund të vitit 2018 të vendosen elektrofiltrat e cilësisë së duhur në termocentralet e KEK-ut....(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)