Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nga protesta e sotme e disa studentëve që rektori ua ngriti zërin

Përfaqësues të organizatës studentore “Demokracia Studentore” kanë kërkuar dorëheqjen e rektorit Marjan Dema.

Studentët janë shprehur se Dema ka bërë skandale të shumta në çështjen e avancimeve akademike, në çështjen e tenderit me pishat, në zvogëlimin e vlerës së bursave për studentë etj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mexhid Ramusa, kryetari i kësaj organizate, ka deklaruar se vazhdimisht kanë kërkuar takim me rektorin për t’ia shprehur pakënaqësitë, por Rektorati i Universitetit të Prishtinës asnjëherë nuk ua miratoi kërkesën për takim me rektorin Dema.

E, rektori Dema tha se studentët të gjitha ankesat mund t’i deponojnë në organet e Rektoratit dhe ka mohuar të gjitha kritikat që iu bënë.

“Nuk janë të vërteta asnjëra nga këto që po i thoni dhe ka shumë tema që kanë ndodhur para se unë të jem rektor”, ka shtuar Dema.